AJKA RESTORANT
08:00 – 00:00
I vendosur përballë tre ishujve në Ksamil, pjesë e kompleksit Sunny Hill Beach, Ajka është një restorant familjar dhe jo vetëm, ku mund të drekoni ose darkoni duke shijuar prodhimet e stinës të sjella në receta shumë të veçanta për zonën. Menuja jonë është kryesisht e përbërë nga gatime tradicionale shqiptare ku mund të përmendim ‘tavën tironse’, jufkat me pulë të fushës, si dhe gatime të tjera të shijeshme.
Drekën do ta konsumoni shumë afër nga çadra juaj e pushimit dhe nën hijen e pishave shekullore. Dreka te AJKA është përherë pranverore. Nëse doni të shijoni një darkë ku atmosfera, shërbimi dhe ushqimi i shijshëm vijnë natyralisht jeni në vendin e duhur. Ne kemi një sugjerim. Mos e humbisni perëndimin e diellit që pamja panoramike e Ajka-s ofron, ju sigurojmë që do të memorizoni përjetimin dhe fotografitë më të bukura ndonjëherë!
Mbi të gjitha ne krenohemi me stafin tonë profesional dhe të kualifikuar si në kuzhinë ashtu edhe në shërbim. Natyra e bukur dhe gatimi i shëndetshëm nuk zhgënjen asnjëherë dhe AJKA është krijuar për t’ju treguar pikërisht këtë!
Klienti është mbreti i restorantit, Ajka është mbretëresha e ushqimit!
MENU
Our wide range of beverages includes signature cocktails, house-infused liquors, beers on tap and wine from all around the world. Cheers!
What our Customers Say

Find Us
WHERE
Ksamil,
Albania AL
WHEN
Monday – Sunday
08:00 – 00:00